English

Zjarr në një godinë, banorët në spital me vështirësi në frymëmarrje

Obiliq, 2 Janar 2011 NOA – Disa dhjetëra banorë në një godinë kolektive në Kosovë, janë dërguar me urgjencë në spitalin lokal pasi u përballën me vështirësi në frymëmarrje kur një zjarr përfshiu banesat e tyre.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kampin e Plemetinit në Obiliq.

Raportohet se ne rrethana te panjohura është përfshirë nga zjarri ndërtesa kolektive ne kampin e Plemetinit.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit i janë përgjigjur rastit ku kanë eakuuar të gjithë banorët dhe disa prej tyre kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të vështirësive me frymëmarrje.

Në vendngjarje kanë shkuar njësitë e zjarrfikësve që kanë lokalizuar zjarrin. Policia pranoi se ende nuk dihet vlera e dëmit te shkaktuar kurse theksoi se Rasti është nën hetime.

a.b/NOA

KOMENTE