English

101 vjeçari kërkon nuse, i përgjigjet një 82 vjeçare

Malajzi, 4 Janar, NOA- “Jam 101 vjeç dhe kërkoj grua". Ky është njoftimi që kishte publikuar Ahmad Isa në një revistë malazeze. Njoftimit të tij i është përgjigjur Sanah Ahmedi, një 82 vjeçare, e cila kishte humbur burrin e saj 30 vjet më parë dhe është nëna e nëntë fëmijëve.

Gruaja e moshuar ishte impresionuar menjëherë, nga fakti se Ahmedi quhej si ish-burri i saj dhe se ai ngjante shumë më atë. Nga ana e tij, Ahmed është i gatshëm të martohet me të, edhe pse gruaja është nisur nga “interesat e saj”.
Të dyja familjet janë duke diskutuar detajet e dasmës. Në njoftimin e tij Ahmedi ka thënë se ai nuk e kishte humbur shpresën për të gjetur një mike të re shpirti, pas pesë që e kanë shoqëruar atë gjatë gjithë jetës së tij.

”Qëllimi im është të mposht frikën e vetmisë", ka thënë Ahmad, i cili ka pranuar se ka "frikë të flejë natën vetëm".
Ahmed, i cili aktualisht e kalon shumicën e kohës së tij me vajzën e tij Fatimen 64 vjeçe, edhe pse në njoftim nuk e ka deklaruar, ka premtuar se do ti dhurojë nuses së re një makinë.

“Unë nuk kam shumë pretendime, ha gjithçka në tryezë, edhe pse më pëlqejnë perimet", ka specifikuar në njoftimin e tij ai. I moshuari ka pesë fëmijë, 20 nipër e mbesa dhe 40 stërnipër.

a.e./NOA

KOMENTE