Kabul, 3 janar 2011, NOA – Ndërkohë që Afganistani ka hyrë në vitin e dhjetë të luftës civile mësohet se bilanci i policëve afganë të vrarë nga forcat talebane në vitin 2010 mbërriti në 1.292 policë të vrarë. Lajmin e bënë publik burime zyrtare nga qeveria afgane.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme bëri të ditur se nga forcat rebele janë vrarë 5 225 vetë.
Sipas zyrtarit afgan numri i incidenteve përfshirë këtu atentatet, autobombat dhe sulmeve vetëvrasëse vetëm në vitin 2010 numëron 6.716 të tilla.
Ndërkohë numërohen 2 043 civilë të vrarë.
mit/NOA