E hënë, 3 janar, NOA- Plani grek për krijimin e një gardhi pengues në kufirin tokësor me Tuqinë është kritikuar nga Organizata për të Drejtat e Njeriut “Amnesty International”.
Kufiri rreth 200 kilometra i gjatë mes Greqisë dhe Turqisë është kthyer në portë hyrjeje për refugjatët në Bashkimin Evropian.
Rreth 80% e shkeljeve në mënyrë ilegale të tokës së BE-së e kanë origjinën e tyre në kufirin greko-turk.
“Me këtë qeveria e Athinës bie ndesh me parimet e të drejtave të njeriut në Bashkimin Evropian”, tha eksperti i AI-së, Ëolfgang Grenz për gazetën “Frankfurter Rundschau”.
a.y/NOA