Tiranë, 3 janar, NOA- Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë nën akuzën e vjedhjes me dhunë dhe me armë 2 shtetas, ndërsa i treti është ende në kërkim.
Hysen Daci 19 vjeç, banues në Kamëz, Gjon Gjoka 18 vjeç, banues në Kamëz, si dhe 20 vjeçari tashmë i identifikuar Vladimir Kurti, me banim në Kamëz, është shpallur nën kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjerin më datë me 31 dhjetor, rreth orës 19.00, në rrugën “Gjin Due Shpata”, në afërsi të Piacës, i kanë vjedhur me dhunë automjetin taksi me targë TR 411 C, një shtetasi, dhe sasinë e parave prej 10 mijë lekë.
Falë punës së policisë u arrit kapja e autorëve të dyshuar të kësaj vjedhje me dhunë si dhe të sekuetrohet në cilësinë e provës materiale mjeti me targë TR 411 C.
a.y/NOA