English

Bllokohet në portin e Vlorës trajleri me 500 kg drogë, me destinacion Italinë

Vlorë, 3 janar, NOA- Në portin e Vlorës janë kapur pak minuta më parë 500 kilogramë drogë. Droga e cila dyshohet të jetë e tipit Kanabis Sativa ishte e fshehur në shasinë e një trajleri.

Sipas burimeve policore që nododhen në vendngjarje, konfirmohet për agjencinë e lajmeve NOA, se droga ishte e presuar dhe e paketuar.

Policia ka nisur kryerjen e verifikimeve, madje ka ndaluar drejtuesin e automjetit, i cili së bashku me mjetin e tij ishin nisur drejt Italisë, ku mendohet se ishte dhe destinacioni i drogës.

a.y/NOA

{youtube}JwkZYUHegXw{/youtube}

KOMENTE