Bregu i Fildishtë, 3 janar 2011 - Kombet e
Bashkuara paralajmëruan se Bregu i Fildishtë kërcënohet nga një luftë civile e
re, kurse kryeministri i këtij vendi Gillaume Soro tha se lufta tashmë ka filluar.
"Vendi në të cilin më shumë se 200 njerëz e humbën jetën për pesë ditë
ndodhet në luftë. Vendi ku popullata po arratiset është vend në luftë",
tha Soro.
Soro është bashkëpunëtor i ngushtë i Alasana Outara, njeriut të cilin
ndërkombëtarët, përfshirë OKB-ja, e kanë njohur si president të ri të Bregut të
Fildishtë. /rfe/