English

Dashuria nuk njeh moshë, 101 vjeçari gjen një grua 82-vjeçe

Malajzi, 4 janar NOA - “Jam 101 vjeç dhe po kërkoj grua”. Është njoftimi i Ahmad Isa, që është publikuar në një revistë në Malajzi. Tashmë mund të themi se nga fjalët po kalohet në fakte.

Kërkesës së tij i është përgjigjur Sanah Ahmad, një 82-vjeçare, e cila ka humbur burrin e saj 30 vjet më parë dhe është nëna e nëntë fëmijëve.

Gruaja e moshuar ishte impresionuar menjëherë nga fakti se emri i Ahmad është i njëjtë me atë të ish-bashkëshortit të saj dhe nga ngjashmëria e madhe që ekziston ne faktet jetesore mes tyre.

Në krahun tjetër vetë Ahamd është tepër i gatshëm, por njëkohësisht dhe i surprizuar nga ky interesim.

Aktualisht të dy familjet janë duke diskutuar detajet e martesës së rrallë që nuk dihet sa vite do të zgjasë.

r.b/NOA

KOMENTE