English

Gjendet viktima e parë e përmbytjeve në Australi, nuk dihet fati i dy personave të tjerë

E hënë, 3 janar, NOA- Përmbytjet në Australi shënojnë viktimën e parë, ku një grua 41 vjeçare është gjetur e vdekur në lumin Leichardt.

Këto përmbytje të ndodhura në në shtetin e Queensland-it në Australi, kanë izoluar mbi 20 qytete të cilat janë përmbytur në një sipërfaqe më të madhe se ajo e Francës dhe Gjermanisë së bashku.

Rreth 200 mijë vetë janë prekur nga kjo fatkeqësi. Por krahas gruas e cila humbi jetën kur makina e saj u mor përpara nga uji, ende nuk dihet fati i dy personave të tjerë.

Në qytetin Rockampton pranë bregdetit pritet që niveli i ujërave të arrijë deri në nëntë metra.

Aeroporti dhe rrugët kryesore për në jug e perëndim janë mbyllur dhe forcat policore po evakuojnë disa banorë të zonës me varka.

Dhjetëra mijëra vetë janë detyruar të braktisin shtëpitë, edhe pse niveli i ujërave po bie në disa zona.

a.y/NOA

KOMENTE