English

Harrohet në ngricë, ndahet nga jeta një grua me aftësi të kufizuara

Suedi, 4 janar NOA - Tragjedi në Vitin e Ri në Suedi. Një 65-vjeçare, me probleme psikologjike, ka vdekur e ngrirë dhe kjo pasi u harrua në një kështjellë në fund të festës për të përshëndetur vitin e ri.

Pas dy ditësh në acar në kështjellën e shekullit XII të Kalmar, gruaja u gjet në oborrin e ndërtesës, ende e gjallë, por në kushte të dëshpëruara.

Askush nuk e kishte vënë re mungesën e saj. Jetonte në një shtëpi për njerëz me aftësi të kufizuara.

“Në total ishte hipotermi dhe pas disa momentesh menjëherë u nda nga jeta”, - tha Ulf Karlsson, një zëdhënës i policisë.

Agjentët morën në pyetje të gjithë stafin e kështjellës, ku ata i pohuan se i kishin njoftuar të largohej pasi festa do të përfundonte, por ajo me sa duket e ka gjetur një mënyrë për të qëndruar në brendësi të saj.

r.b/NOA

KOMENTE