Tiranë, 3 Janar, NOA- Hotmail e ka nisur këtë vit me probleme
të papritura: postat elektronike e përdoruesve të tij janë ç’akorduar. Janë
zhdukur papritur emaile nga llogaritë e tyre.
Klientët e postës elektronike më të përdorur në botë (360 milion përdorues) kanë pasur probleme me postën hyrëse, ose me arkivin që papritmas është zhvendosur në kosh.
Zëdhënësi i Microsoft ka kërkuar falje dhe ka konfirmuar se janë duke punuar për të rikthyer gjithçka si më parë.
a.e./NOA