English

Hungaria kryesuesja e BE-së, do ndihmojë dialogun Prishtinë-Beograd

E hënë, 3 janar, NOA-Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Janos Martonyi, në paraqitjen e programit të kryesimit të BE-së në Bruksel, ka premtuar se Hungaria si kryesuese e BE-së do të angazhohet dhe do ta ndihmojnë fillimin e dialogut Beograd-Prishtinë.

“Është e rëndësishme që të dy palët të bisedojnë dhe dihet mirë se BE-ja në tërësi në këtë kontekst do të ofrojë shërbimet e veta të mira. Sa na përket neve, si kryesim hungarez i BE-së, ne do të ndihmojë sa më shumë që të jetë e mundur në kuadër të planit tonë sipas Marrëveshjes së Lisbonës”, deklaroi Janos Martonyi.

Hungaria pret që viti 2011 të jetë qenësor për procesin e integrimeve evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

(INA)/NOA

KOMENTE