English

Kapshtica e Kakavija, dynden nga emigrantët

E hënë, 3 janar, NOA- Fluks emigrantësh në pikat doganore me Greqinë, pas përfundmit të festave, shqiptarët u drejtohen pikave doganore për t’u rikthyer në vendet ku jetojnë e punojnë.

Në Kapshticë radha është krijuar që në orët e para të mëngjesit, ku mësohet se kanë dalë rreth 5 mijë persona dhe 1800 mjete.

Burime pranë kësaj dogane, konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA, se pala shqiptare po punon me 6 sportele ndësra ajo greke me 3.
Edhe pika doganore e Kakavijës ka njohur një fluks të lartë emigrantësh që dalin nga Shqipëria, por pa u krijuar radhë të mëdha.

Rreth 5400 shtetas kanë dalë nga Shqipëria për tu drejtuar drejt Greqisë, nga kjo pikë doganore, dhe kanë hyrë rreth 2000 të tillë.

Ajo që vihet re është fakti se ende nuk ka nisur fluksi i kthimit të shqiptarëve që kanë shkuar për të kaluar vitin e ri tek të afërmit e tyre jashtë shtetit.

a.y/NOA

KOMENTE