English

Kosova përgatitet për regjistrimin e popullsisë, në prill nis puna

Prishtinë, 3 janar, NOA- Shteti i Kosovës tashmë është gati të bëj regjistrimin e popullsisë. “Regjistrimi i popullsisë, i ekonomive familjare dhe i banesave do të bëhet siç është parashikuar, nga 1-15 prill të vitit 2011”, ka thënë ministrja në detyrë e Administratës Publike, Edita Tahiri.
Regjistrimi i popullsisë do të nisë në pranverën e këtij viti dhe për këtë ka marrë sinjalin e gjelbër nga Operacioni Ndërkombëtar për Monitorimin e Regjistrimit të Popullsisë.
Drejtor i EUROSTAT-it dhe kryesuesi i IMO-s, gjatë vizitës së fundit në Prishtinë, ka vlerësuar autoritetet kosovare për punën e bërë në këtë drejtim.
“IMO rekomandon se regjistrimi i popullsisë mund të fillojë më 1 prill 2011”, ka thënë ai në takimin me ministren Tahiri.
Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë 30 vjet më parë, nga ky regjistrim pritet të merret vesh saktësisht numri i shtetasve kosovar.
a.y/NOA

KOMENTE