English

Krimi godet kryeqytetin në ditët e para të vitit, arrestohen 7 persona, një tjetër ende në kërkim

Tiranë, 3 janar, NOA- Policia e Tiranës ndonëse në ditët e para të vitit është përballur me një varg krimesh dhe arrestimesh.

Endri Musollari, 23 vjeç, banues në Tiranë, Lirim Hoxha, 20 vjeç, banues po në Tiranë janë arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet se pranë lokal “Relax”, në rrugën “Ali Demi”, kanë fyer, kundërshtuar dhe goditur në krye të detyrës punonjësit e patrullës së përgjithshme, si dhe kanë prishur qetësinë publike dhe shkatërruar pronën e lokalit, në bashkëpunim.

Një tjetër arrestim ka ardhur këtë herë ndaj Arnold Picit, 19 vjeç, banues në Shijak Durrës.

Arrestimi i tij u krye sepse dje rreth orës 01.40, në rrugën “Brigada e VIII-të”, i cili është kapur nga patrulla e përgjithshme me një pistoletë tip “TT”, si dhe 13 fishek, të cilat i posedonte pa leje dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po dje u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit S.D, 16 vjeç, banues në Bathore.

Ky shtetas është kapur mbrëmë rreth orës 19.30, në Paskuqan 2, duke tentuar të vjedh, brenda në banesën e një shtetasi, ndërsa në cilësinë e provës materiale u bllokuan një palë pinca, një çelës anglez dhe një palë doreza plastike.

Në datën 1 janar shërbimet e parandalimit dhe të hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë Kavajë, arrestuan në flagrancë shtetasin Aleksandër Masati, 20 vjeç, banues në Selitë, Tiranë.

Kapja dhe më pas arrestimi i tij u krye sepse dje në Lakaj, Kavajë, pranë një pike karburanti, në momentin që ka blerë karburant, i ndaluari i ka dhënë një monedhë të falsifikuar 5 mijë lekëshe, shitësit të karburantit, ku pas furnizimit është larguar drejt Tiranës dhe është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Ndërkohë që po dje dy persona të tjerë janë ndaluar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kanë sulmuar një taksist duke i marrë makinën dhe lekët që kishte me vete.

a.y/NOA

KOMENTE