Kinë, 4 Janar, NOA- Është një rajon në Kinën jugore i quajtur Lingyuan Wu ku ndodhet një park i mrekullueshëm dhe besohet se James Cameron e ka marrë frymëzim nga këtu për të realizuar malin lundrues të Pandorës në filmin Avatar.
Pas suksesit në të gjithë botën të filmit Avatar zyrtarët e pyjeve kanë parë të arsyeshme të shfrytëzojnë situatën duke afruar dhe martesa në stilin Avatar.
Ashtu si “Avatar Tour”, është krijuar dhe një agjenci martesore. Parku gjendet në 3.100 metra në lartësi dhe ka shtylla shtylla guri mbresëlënëse. Kohët e fundit janë kryer pesë martesa e para.
a.e./NOA