Tiranë, 3 Janar 2011 NHOA – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Ilir Meta, do të zhvillojë në ambientet e METE-s, një mbledhje pune në lidhje me Raport Progresin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Raporti i Komisionit Evropian është dokumenti me serioz, më profesional dhe më analitik i përpjekjeve tona në rrugën e integrimit evropian.
Meta thotë se METE ka luajtur një rol thelbësor në përgatitjen e përgjigjeve për 472 pyetje, apo rreth 20 për qind të totalit të pyetjeve.
Ndaj në mbledhjen që do të zhvillojë nesër në orën 12:00 do të ndalet pikërisht në objektivat e raport-progresit.
Është hera e parë që një ministri e kabinetit qeveritar zhvillon një axhendë të tillë. Ajo nuk është bërë as dhe nga Ministria e Integrimit Evropian.e
e.r/NOA