E hënë, 3 janar, NOA- Në 25
tetor të këtij viti Papa Benedikti XVI do të organizojë një samit të
udhëheqësve botërorë fetarë për të diskutuar se si ata të promovojnë paqen në
botë.
Në vendlindjen e Shën-Fransisit në Asisi do të mbahet ky samit, i cili u njoftua
gjatë urimit për vitin e ri.
Ky eveniment do të shënojë edhe 25-vjetorin e një evenimenti të ngjashëm të
organizuar nga Papa Gjon Pali II-të.
“Njerëzimi nuk duhet të mësohet me dhunën dhe konfliktet që krijojnë viktima
dhe vënë në rrezik jetën e njerëzve”, është shprehur Papa.
Papa Benedikti denoncoi dhunën në rritje ndaj të krishterëve në shumë pjesë të
botës, ai iu bëri thirrje të krishterëve që përballeshin me intolerancë fetare
që të mos i hapnin rrugë dekurajimit.
a.y/NOA