English

Nëna e të famshmit Chris de Burgh, agjente për të rrëzuar komunizmin në Shqipëri

Londër, 3 Janar 2011, NOA - Nëna e këngëtarit Kris De Bur (Chris de Burgh) i njohur në vendin tonë kryesisht me këngën "The Lady in Red", është trajnuar gjatë viteve ’50 të shekullit të kaluar për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri.

Lajmi është bërë publik nga gazeta “Dayli Mail”, e cila shkruan se zonja Maeve Emily de Burgh ka qenë pjesë e shërbimeve inteligjente angleze, që kishin si detyrë rrëzimin e komunizmit dhe Enver Hoxhës pas vitit 1949.

Të dhënat janë nxjerrë fillimisht nga vajza e këngëtarit, modelja Rosanna Davison, e cila është duke shkruar historikun e familjes së saj.

E ëma e këngëtarit ka lindur në Argjentinë dhe më pas u vendos në Evropë. Ajo mbante mbiemrin e vajzërisë edhe pas martesës me kolonelin Charles Davison.

Së bashku me burrin e saj morën pjesë në operacionet që zhvilloi shërbimi anglez për të hedhur në Shqipëri agjentë, ose siç njiheshin në atë kohë, diversantë.

Bashkëshorti i saj merrej me trajnimin e njerëzve për të organizuara kryengritje, ndërsa vet zonja de Bur ishte e angazhuar në deshifrimin e mesazheve midis Shqipërisë dhe Britanisë.

Pjesë e operacioneve ka qenë dhe zbarkimi i Hamit Matjanit dhe shumë agjentëve të tjerë. Por vlen të theksohet se operacionet dështuan.

Ndërsa në vonë u zbulua se agjenti Kim Filbi, që ishte dhe shefi i çiftit Davidsons ishte dhe sabotuesi i operacioneve në Shqipëri, për llogari të KGB-së.

e.r/NOA

Lexoni versionin e plotë në anglisht

KOMENTE