Prishtinë, 3 janar, NOA-Ka rinisur rinumërimi i fletëve të votimit në Qendrën e Numërimit të Votave në Kosovë, pas pushimit për festa ky rinumërim po bëhet në 40 përqind të vendvotimeve ku dyshohet se ka patur parregullsi.
Sipas QNR-së janë numëruar mbi 500 vendvotime deri më sot dhe pritet që i gjithë procesi i rinumërimit të përfundojë më datë ditën e nesërme.
Pritet përfundimi i këtij numërimi, në mënyrë që KQZ të
njoftojë rezultatin për partitë përkatëse.