Paris, 4 Janar, NOA- Ideja e krijimit të profilaktikëve
luksoze ka ardhur nga në një grup aristokratikësh pranë Princit Charles
Emmanuel Bourbon Parma dhe Kontit Gil të Bizemont.
Gjaku blu ka dashur të krijojë një produkt, të sofistikuar, elegant, të dobishëm dhe ekologjikisht të qëndrueshëm, që të mos e vejë në një gjendje të vështirë personin në momentin e përdorimit dhe të mos krijojë probleme për ta nxjerrë jashtë pas përdorimit.
"Duke pasur parasysh suksesin e mëparshëm të produkteve tona luksoze, prezervativi me siguri mund të jetë hapi jonë i ardhshëm"- kanë deklaruar krijuesit- “Ka gjithmonë vend për cilësi, shije të mirë dhe të objekte me luk të kënaqshëm. Të kujdesesh për veten dhe të duash për të më të mirën është një nga gjërat më seksi në botë".
Ajo që i bën këto prezervativëve të denjë për një aristokrat, është padyshim
kutia, e krijuar me të njëjtin stil që është përdorur për kutinë e bizhuterive.
Dhe një ngjyrë e zezë e bën atë më tërheqëse.
Çmimet janë gjithashtu të rangut të lartë. 3 prezervativë kushtojë më shumë se 15
euro, ndërsa një paketë normale me 6 copë kushton mbi 25 €.
a.e./NOA