English

Një milion dollarë për makinën e Ahmadinexhadit

Teheran, 3 Janar 2011 – Për automobilin e presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad, i cili është nxjerrë në ankand për qëllime humanitare, është dhënë ofertë prej 1 milion dollarëve.

Agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve IRNA citoi kreun e Organizatës Sociale të Mirëqenies, Ahmad Esfandiari, të ketë thënë se ofertuesi vjen nga një vend arab, dhe e dëshiron makinën e Ahmadinexhadit për koleksion privat.

Ahmadinexhad e ka nxjerrë në shitje automjetin "Peugeot" të vitit 1977, për të ndihmuar të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuar.

Analistët thonë se hapi është përpjekje e tij për të fituar simpatinë tek popullata e re, citon radio Free Europe. Raportohet se ankandi do të mbahet nga mesi i shkurtit.

KOMENTE