Uashington, 3 janar, NOA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka nënshkruar ligjin për të ndihmuar të mbijetuarit e sulmeve të 11 shtatorit.
Ndonëse nga ana e republikanëve nuk kanë qenë të pakta kontestimet sërish ligji ka hyrë në veprim, kjo pasi ligjvënësit reduktuan shpenzimet e tyre.
Rreth katër miliardë dollarë janë përfshirë për programin dhjetëvjeçar, ku përveç të mbijetuarve të 11 shtatorit, do të marrin ndihmë edhe ata që u sëmurën në rrënojat e Qendrës Botërore të Tregtisë.
a.y/NOA