English

Plagoset 35 vjeçari nga Lezha

Lezhë, 3 janar, NOA- Një 35 vjeçar nga qyteti i Lezhës ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Petrit Marku quhet i plagosuri, ku sipas burimeve policore për agjencinë e lajmeve NOA, ai u plagos në afërsi të shtëpisë së tij.

Lidhur me të plagosurin nga fshati Marktomaj, policia ka nisur hetimet por ende nuk ka një pistë të saktë për ngjarjen.

Si pasojë e kësaj plagosjeje të ndodhur pasditen e djeshme, 35 vjeçari u transportua menjëherë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

a.y/NOA

KOMENTE