Durrës, 3 janar, NOA-Një 30 vjeçar nga qyteti i Durrësit ka mbetur i plagosur pak minuta më parë teksa po udhëtonte me makinën e tij.
Palga e shkaktuar me armë zjarri e ka dëmtuar rëndë të riun në shpatull dhe si rrjedhojë e saj, i plagosuri është dërguar në spitalin Ushtarak në Tiranë ku është vënë nën kujdesin e mjekëve.
Sipas burimeve policore për agjencinë e lajmeve NOA, mësohet se 30 vjeçari quhet Ervis Ceka, ndërsa ende nuk dihen arsyet e kësaj plagosjeje.
Menjëherë policia ka nisur hetimet mbi këtë rast për të zbardhur ngjarjen dhe për të vënë përgjegjësit para drejtësisë.
a.y/NOA