Kajro, 3 janar, NOA – Manifestime të reja pritet të zhvillohen sot në Kajro dhe Aleksandri ku mijëra vetë do të protestojnë ndaj masakrës që përgjaku natën e ndërrimit të viteve ku u vranë në dalje të kishës Alxhikisen 21 persona pasi kishin marrë pjesë në meshën e fundvitit si dhe u plagosën 97 të tjerë. Masakra e cilësuar nga krerët e mbarë botës si një akt tërësisht barbar nxorri në protesta nëpër rrugët e Kajros dhe Aleksandrisë mijëra besimtarë të krishterë në Egjipt, të cilët kanë kërkuar më shumë mbrojtje për besimtarët e krishterë.
Protesta dhe përleshje të tjera kundër dhunës fetare do të zhvillohen sonte në mbrëmje në Kajro e Aleksandri dhe janë pjesë e një programi të ideuar nga universitetet e Ain Shams në kryeqytetin egjiptian Kajro si dhe në universitetet e Helwan, Tanta dhe Alessandrisë.
mit/NOA