English

Qiell spektakolar sot në botë, eklipsi dhe në Shqipëri

Itali, 4 janar NOA - Sytë në qiell, në orët e para të mëngjesit në ditën e sotme më 4 janar. Sepse disa zona në Evropën Perëndimore do të mund të shohin eklipsin e pjesshëm diellor më 4 janar- që do të jetë i pari për vitin 2011. Kët përfshihet edhe Shqipëria ku ne do te mund te kemi pamje fantastike ne mengjes herët.

Fillimi i vitit 2011 do të hapet me një qiell vërtet spektakolar, ku yjet që bien gjatë dimrit do të ndiqen nga një eklips i pjesshëm diellor, i cili me sa duket mund të shihet nga disa vende.

Fenomeni i detyrohet pozicionimit aktual të hënës, që praktikisht ndodhet në mes të Tokës dhe Diellit.

Ata që jetojnë në zonat më në veri, do të kenë pamjen më të mire.

Në rajonet në veri të Suedisë, pritet që të shihet pamja, ku katër e pesta e diellit do jetë e mbuluar nga hëna.

Sipas NASA-s, njerëzit në qytetet e mëdha evropiane si Londër, Paris, Amsterdam, Bruksel dhe Berlin do ta shohin dy të tretën ose tre të katërtën e eklipsit të diellit në mëngjes.

Njerëzit në Azinë Qendrore dhe në Lindjen e Mesme do të mund ta shohin eklipsin, por rajonet më në jug mund të shohin vetëm gjysmën e diellit të bllokuar nga hëna.

r.b/NOA

KOMENTE