English

Sakineh mund ti shpëtojë vdekjes

E hënë, 3 janar, NOA- Dënimi ndaj Sakineh mund të jetë anulluar. Kjo deklaratë vjen nga Fars da Malek Ajdar Sharifi, funksionar i lartë i drejtësisë iraniane.

Sipas tij, çdo gjë është e mundur, por ai lë të pasaktësuar faktin nëse është fjala për heqjen e dënimit me vdekje, apo vetëm për heqjen e dënimit me vdekje me gurë.

Sakineh Mohammadi ishte dënuar me vdekje me gurë për tradhëti bashkëshortore. Ky rast bëri bujë të madhe, madje qindra organizata dhe shtete të ndryshme dolën në mbrojtje të gruas iraniane.

a.y/NOA

KOMENTE