English

Sarkozi: Fundi i Europës vjen bashkë me fundin e euros

Paris, 3 janar, NOA- Presidenti francez Nikola Sarkozi ka deklaruar se do të vazhdojë të luftojë për të ruajtur pozitën e euros.

“Mos u besoni atyre që propozojnë se duhet të braktisim euron. Fundi i euros do të ishte fundi i Europës”, ka thënë Sarkozi gjat fjalës së mbajtur për vitin e ri.

Ai ka shtuar se do të luftojë me të gjitha fuqitë kundër një hapi të tillë, duke nënvizuar se Franca do të bëjë çmos që euro të mbetet në kursin aktual të përmirësimit të financave të saj.

a.y/NOA

KOMENTE