English

Sot nis zyrtarsisht puna në administratë, shqiptarët i kthehen jetës së përditshme

E hënë, 3 janar, NOA-Sot zyrtarisht nis viti i ri për të gjithë institucionet shtetërore dhe administratën e saj. Vetëm dy ditë pas festës së ndërrimit të viteve qytetarët shqiptarë, i kthehen jetës së tyre të përditshme.

Vetëm shkollat dhe universitetet nisin dy ditë më vonë jetën e tyre aktive për 2011-ën.

Data 1 dhe 2 kaloi tërësisht në heshtje, pasi njerëzit kanë preferuar më mirë të rrinë pranë të afërmve të tyre duke i shijuar ditët e pushimit.

Data 3 ka rastisur dhe e hënë, çka premton më së miri për një fillim të mbarë, duke qenë se viti i ri i punës dhe angazhimet e ndërprera nga pushimet e fundvitit, ka nisur me ditën e parë të javës.

a.y/NOA

KOMENTE