Beograd, 3 janar, NOA- Në një intervistë për gazetën “Blic” të Beogradit, presidenti serb Boris Tadiç, është shprehur se Serbia është e gatshme përfillimin e negociatave me Kosovën.
Duke vijuar më tej ai ka theksuar se, Serbia e ka ekipin negociator dhe platformën, ndërsa përsa i përket shqiptarëve të Kosovës, sipas tij, duket se po presin të përfundojnë me formimin e institucioneve të tyre të dala nga zgjedhjet.
Sipas Tadiç, negociatat më Prishtinën do të zhvilloheshin në nivel ekspertësh, ndërsa nuk janë përmendur takime me Hashim Thaçin.
Lidhur me raportin e Dick Martit, ai është shprehur se, ky raport nuk ka tronditur vetëm skenën politike kosovare, por edhe skenën mediale botërore, pasi sipas tij gjërat po shihen bardh e zi në dëm të Serbisë.
a.y/ NOA