Kili, 3 janar NOA - Një tërmet me magnitudë 7,2 ka goditur pjesën qendrore të Kilit. Lajmi është njoftuar nga Shërbimet Gjeologjike të SHBA-së (USGS).
Tërmeti u regjistrua rreth orës lokale 17:20. Epiqendra e tij ishte vendosur 590 kilometër në jug-perëndim nga Santiagos në një thellësi prej 33 kilometrash.
Një tërmet i dytë me magnitudë 5, ka tronditur tokën disa minuta më vonë.
Deri në këto momente nuk janë raportuar viktima apo dëme të tjera.
r.b/NOA