Melburn, 3 janar 2011 - Aeroplanët luftarakë
kanë filluar t’i furnizojnë qytetet në Australinë verilindore, të cilën po e
mbulojnë vërshimet. Shirat e mëdha kanë mbushur jashtë mase shumicën e
shtretërve të lumenjve të shtetit Kuinslend.
Një person tashmë e ka humbur jetën, ndërsa dëmet e shkaktuara kapin shifrën
afro një miliard dollarë, raporton radio Free Europe.
Në qytetin Rokhampton, niveli i ujit nga përmbytjet ka arritur në nëntë metra
dhe pritet të rritet edhe më tej.
Zona e vërshuar thuhet se është më e madhe se Franca e Gjermania dhe ka prekur
rreth 200 mijë njerëz.
{youtube}VyDWX24p5Es{/youtube}