English

Vrasja e Malishevës, zbardhen emrat e viktimave

Malishevë, 3 Janar 2011 NOA Update - Skënder Nazmi Limaj, 35 vjeç është personi që gjeti vdekjen në bar restorant “Kështjella” në Malishevë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Ndërkohë në këtë ngjarje mbetën të plagosur vëllai i tij Azem Nazmi Limaj 39 vjeçar dhe djali i vëllait të tij, 18 vjeçari Ilir Behlul Limaj, konfirmuan për agjencinë NOA, burime zyrtare nga policia lokale në Malishevë.

Policia konfirmoi se ngjarja ndodhi në lokalin që është pronë e familjes së të ndjerit dhe qe ju e shihni ne foto.

Në vendngjarje, policia ka gjetur gëzhoja plumbash automatiku dhe një pistolete.

Nga të rejat e fundit të policisë, raportohet se përpos shtatë personave që janë shoqëruar, nën mbajtje po mbahen katër prej tyre për të verifikuar përfshirjen e mundshme në krim.

Ajo që ende mbetet mister në këtë vrasje është motivi që për policinë zyrtarisht thuhet se është pjesë e hetimit ndaj nuk jepen as detaje dhe as emrat e të dyshuarve.

a.b/NOA

KOMENTE