Krujë, 4 janar, NOA - Një 24 vjeçar është arrestuar paraditen e djeshme në qytetin e Krujës. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se bëhet fjalë për Foster Brahilika, banues në rrethin e Krujës.
Brahilika është shpallur në kërkim nga ana e Komisariatit të Policisë Krujë, për veprat penale të kanosjes e plagosjes së lehtë të kryer në bashkëpunim.
Ai kërkohej nga policia që nga muaji nëntor. Por vetëm pas lokalizimit të vendit të tij nga ana e policisë, u bë i mundur dhe ndalimi.
Pas arrestimit, u njoftua prokurori i çështjes. Organet e drejtësisë kanë marrë parasysh dëmet e shkaktuat dhe rrezikshmërinë e personit dhe kanë vendosur që çështja penale të vazhdojë gjendje të lirë ndaj këtij personi.
a.k/NOA