Tiranë, 4 janar, NOA- Kryeministri Sali Berisha e cilësoi çështjen e kutive të votimit si një problem të vitit të kaluar. Në prezantimin që bëri për Agjencinë Shqiptare për Investimeve dhe Zhvillim (AIDA), kreu i qeverisë nuk pranoi të komentonte çështjen e djegies së fletëve të votimit.
“Kutitë i përkasin vitit të kaluar”, tha kreu i qeverisë. Ai preferoi të ndalej në projektet dhe investimet që do të kryhen gjatë këtij viti. Në konferencën e parë për media për vitin 2011, Berisha prezantoi Eneida Guria si drejtoresh të AIDA-s.
Në lidhje me situatën politike, Berisha tha se gjithë procesi i zgjedhjeve ka qenë i mirë, ndërsa problemi ka qenë njohja e zgjedhjeve nga ana e kryetarit të PS-së, Edi Rama.
a.k/NOA (Vijon...)