English

Bie nga kati i dytë, vdes punëtori 43-vjeçar

Belsh, (Elbasan), 4 janar, NOA – Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm taksa ka qenë duke punuar në ndërtimin e një apartamenti. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur në Belsh të Elbasanit.

Viktima është 43-vjeçari Misir Abazi. Sipas informacioneve të dhëna nga kolegët e tij, Abazi ka qenë duke punuar në katin e dytë të pallatit, kur ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Kolegët e tij i kanë dhënë ndihmën e parë e parë duke e dërguar në spital, por plagët e marra e kanë bërë të pamundur shpëtimin e tij.

a.k/NOA

KOMENTE