English

Bregu i Fildishtë: Presidenti Gbagbo gati të negociojë për krizën

Abuja, 4 janar 2011, NOA – Presidenti në ikje i Bregut të Fidishtë, Laurent Gbagbo ka pranuar më në fund të negociojë pa kushte një zgjidhje paqësore të krizës politike që ka mbërthyer shtetin afrikan pas zgjedhjeve presidenciale ku dolën fitues dy presidentë.

Presidenti Gbagbo është i përkushtuar madje t’i dërgojë mbështetësit e tij besnikë në divizionin ushtarak të rivalit të tij Alassane Ouattara në Abidjan.

Por, sipas ndërmjetësve të Cedaos, unionit afrikan dhe komunitetit ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore, mbetet ende një opsion i mundshëm ndërhyrja ushtarake në Bregun e Fildishtë për dorëzimin e pushtetit në Ouatara nga presidenti Gbagbo.

KOMENTE