Prishtinë, 4 janar, NOA – Si rregull i bie që Kosova sivjet të kryesojë komitetin e përbashkët të vendeve nënshkruese të marrëveshjes për tregti të lirë në Evropën Qendrore, të njohur si CEFTA.
Por, a ka për të ndodhur një gjë e tillë? Autoritetet kosovare janë në një dilemë të madhe, e kjo për faktin e problemeve politike.
Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Serbia dhe Bosnja kanë bllokuar eksportet e mallrave të Kosovës në këto vende, por edhe kalimin nëpër territoret e tyre.
Nga ana e tyre, ekspertët e ekonomisë vendase kanë kërkuar që t’i jepet një zgjidhje këtij problemi, pasi janë pikërisht prodhuesit kosovarë ata që më së shumti kanë pësuar humbje nga bllokimi i mallrave nga Serbia e Bosnja.
Konkretisht, Kosova ka humbur një treg rajonal prej 15 milionë banorësh nga mosfunksionimi i CEFTA-s.
n.e/NOA