English

Ekzekutohet guvernatori i Punjabit

Islamabad, 4 Janar 2011 NOA/DW - Si pasojë e një sulmi të kryer në kryeqytetin pakistanez Islamabad me një breshëri plumbash pranë shtëpisë së tij është plagosur rëndë guvernatori i provincës Punjab, i cili më vonë ka vdekur në një spital.

Kështu njoftoi një zëdhënës i qeverisë. Sipas të dhënave të dëshmitarëve okularë zjarri është hapur nga një truproje e guvernatorit.

Siç njoftoi policia janë plagosur edhe pesë persona të tjerë. Forcat e sigurimit e kanë arrestuar vrasësin.

Guvernatori Salman Taseer është viktima më prominente e një vargu sulmesh në Pakistan që prej vrasjes së ish kryeministres Benazir Bhutto në dhjetor të vitit 2007.

Taseer konsiderohej bashkëpunëtor besnik i presidentit Asif Ali Zardari.

KOMENTE