English

Fotografon vrasësin teksa i qëllon

Filipine, 5 Janar NOA - Shkrepja e fundit dhe më pas errësirë. Një sekondë para se të qëllohej për vdekje nga një plumb i kalibrit 0,45, një politikan filipinas Raynaldo Dagsa, ka shkrepur me anë të aparatit të tij një foto të drejtuar pikërisht nga vrasësi, duke e kapur dhe atë pa dashje. Ai u ra gjatë festave të fundvitit teksa po festonte me miqtë dhe të afërmit e tij. Foto më pas iu dorëzua autoriteteve, të cilët më pas bënë të mundur dhe arrestimin e vrasësit. Gjithçka ka ndodhur brenda disa sekondave, pikërisht kur Dagsa po kapte një foto të ë gjithë grupit.

r.b/NOA

KOMENTE