English

Gjyshi i 20 nipërve kërkon nuse në moshën 101 vjeç

E martë, 4 janar, NOA- Ahmad Isa në moshën 101 vjeç vendos të martohet. “Jam 101 vjeç dhe kërkoj grua", ishte njoftimi që kishte publikuar i moshuari në një revistë malazeze.

Por ndonëse shumëkujt mund ti jetë dukur e çuditshme kjo kërkesë, ajo nuk ka ngelur pa përgjigje.

I moshuari ka pesë fëmijë, 20 nipër e mbesa dhe 40 stërnipër, dhe pavarësisht kësaj njoftimit të tij i është përgjigjur Sanah Ahmedi, një 82 vjeçare, e cila kishte humbur burrin e saj 30 vjet më parë dhe është nëna e nëntë fëmijëve.
Gruaja e moshuar ishte impresionuar menjëherë, nga fakti se Ahmedi quhej si ish-burri i saj dhe se ai ngjante shumë më atë.

Mësohet se të dyja familjet pasi kanë rënë dakord janë duke diskutuar detajet e dasmës. Ahmedi kishte thënë në njoftim se ai nuk e kishte humbur shpresën për të gjetur një mike të re shpirti dhe se qëllimi i tij ishte të mposhte frikën e vetmisë.

KOMENTE