Budapest, 4 janar, NOA – Hungaria si kryesuese e Bashkimit Evropian gjatë 6 muajve të ardhshëm, do të angazhohet në fillimin e dialogut Beograd-Prishtinë.
Një fakt të tillë e ka bërë me dije ministri i Jashtëm i Hungarisë, Janos Martonyi, në paraqitjen e programit të kryesimit të BE-së në Bruksel.
“Është e rëndësishme që të dy palët të
bisedojnë dhe dihet mirë se BE-ja në tërësi në këtë kontekst do të ofrojë
shërbimet e veta të mira. Sa na përket neve, si kryesim hungarez i BE-së, ne do
të ndihmojë sa më shumë që të jetë e mundur në kuadër të planit tonë sipas
Marrëveshjes së Lisbonës”, deklaroi Janos Martonyi.
Hungaria ka deklaruar ndër të tjera se do të ndikojë në procesin e integrimeve evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.
n.e/NOA