English

Inter shfqet Eto’o, rikthehet Stankoviç, vjen Ranocchia

Milano, 4 janar NOA - Në Apiano Xhentile është shfaqur Eto’o, i cili është kthyer nga leja që ka marrë dhe ka punuar në mënyrë të veçuar nga grupi.

Lajme të mira vijnë dhe nga Stankoviç, i cili është kthyer duke punuar së bashku me pjesën tjetër të skuadrës dhe kjo pas gripit që ka kaluar.

Për t'u përmendur janë të dëmtuarit e tjetër: Julio Cesar, Sneijder dhe Coutinho.

Ndërkohë, klubi i Interit ka formalizuar blerjen e mbrojtësit Ranochia nga Genoa, i cili ka nënshkruar deri më 30 qershor 2015. Do të ketë fanellën me numër 15.

r.b/NOA

KOMENTE