Torino, 4 janar
NOA - Lajm jo i mirë për Juventusin dhe teknikun Delneri, ku tashmë ai do
të bëjë pa shërbimet e Iaquinta për një periudhë kohore 3 javore.
Ekzaminimet e mëtejshme të cilave ai iu nënshtrua, gjatë stërvitjes së parë të vitit 2011, flasin për një goditje në muskulin e kofshës së majtë.
Ndërkohë, në miqësoren e fituar me rezultatin 5 me 0, lajme të mira vijnë nga sulmuesi Amauri i cili është rikthyer dhe ka shënuar një gol, nga Melo.
Ky i fundit realizoi një dygolësh, ndërsa të tjerat u shënuan nga Del Piero dhe Grosso.
r.b/NOA