English

Kosova mbyll sot procesin e rinumërimit të votave

Prishtinë, 4 janar, NOA – Përmbyllet sotKosovë procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve të 12 dhjetorit 2010 dhe gjatë ditës së pritet që të publikohen rezultatet e 40 vendvotimeve që do të rinumërohen.

Bëhet fjalë për rinumërimin e 40 përqind të vendvotimeve, proces i cili tashmë ka hyrë në fazën e tij përfundimtare.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, pas procesit të rinumërimit, zgjedhjet do të përsëriten në të gjitha vendet ku vërehen parregullsi.

“Mendojmë se më datën 4 janar do të përfundojë i gjithë procesi i rinumërimit të votave nga 760 vendvotime sa ishin gjithsej në procesin e rinumërimit”, thotë Burim Ahmeti nga KQZ.

Ndërkaq, ekziston një tjetër vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë që më datën 9 janar, pra gjatë kësaj të diele, të votohet serish në tri komuna të Kosovës: Skënderaj, Drenas dhe Deçan.

Dhe se janë 90 ekipe të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe vendas do të qëndrojnë gjatë gjithë ditës së 9 janarit nëpër qendrat e votimit.

n.e/NOA

KOMENTE