English

KQZ përcakton periudhën e fushatës për rivotimet e 9 janarit

Prishtinë, 4 janar, NOA- Fushata zgjedhore për rivotimet e 9 janarit do të fillojë më 5 janar dhe do të përfundojë më 7 janar, për komunat Drenas, Skenderaj, Deçan si dhe për rivotimet në qendrat votuese në Lipjan dhe Malishevë.

Ky njoftim u komunikua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Prishtinë i cili caktoi periudhën e fushatës zgjedhore për rivotimet në disa komuna.

“Të gjitha aktivitetet parazgjedhore të subjekteve politike janë të ndaluara para fillimit të fushatës zgjedhore sipas këtij vendimi”, thuhet në vendimin e KQZ-së.

Lidhur me këto zgjedhje nga ana e vëzhguesve të tyre pritet që të ketë një rreptësi më të madhe duke marrë parasysh rinumërimin e fletëve të votimit në 40% të vendit, rinumërim përfundoi pak minuta më parë.

a.y/NOA

KOMENTE