English

LDD bashkohet me LDK: Na votoni më 9 janar

Prishtinë, 4 janar 2011, NOA- LDD-ja e Prishtinës prej ditës së sotme i është bashkuar LDK-së.

Në një deklarate për shtyp, kryetari i të gjitha degëve të LDD-së të Prishtinë, Musli Mehaj, ka bërë të ditur se, duke u bazuar në realitetin politik të krijuar pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit dhe orientimit të elektoratit për krijimin e dy blloqeve politike, anëtarët e LDD-së në Prishtinë, me dëshirë kanë vendosur që t`i bashkohen LDK-së.

Në fjalën e tij ai theksoi se vendimi është marrë në bazë të konsultimeve të kryetarëve të degëve pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ku LDD-ja nuk arritur të sigurojë vende në Kuvend.

Më tej ai përsëriti që i gjithë elektorati i LDD-së në zgjedhjet e përsëritura të 9 janarit të votojë për LDK-në.

“Me këtë rast ftojmë tërë anëtarësinë dhe simpatizantët që aktualisht janë të shpërndarë në disa parti te tjera, si dhe atyre që nuk janë të angazhuar në ndonjë parti tjetër, që t`i bashkëngjiten LDK-së”, mbylli deklaratën Mehaj.

KOMENTE