Lezhë, 4 janar 2011, NOA - Në fshatin Grash të Komunës Dajç të rrethit të Lezhës është gjetur sot e vdekur në banesën e saj 26 vjeçarja Gentjana Jaku.
Policia e Lezhës deklaroi se sipas të dhënave të familjarëve 26 vjeçarja ishte zgjuar nga gjumi në orën 05.00 të mëngjesit dhe pasi ishte përshëndetur me nënën e saj kishte rënë përsëri për të fjetur në dhomën e saj.
Por, rreth dy orë më vonë Gentjana Jaku është gjetur e vdekur në krevatin e dhomës së gjumit prej familjarëve të saj.
Sipas familjarëve vajza ka vdekur për shkaqe natyrore.
Gjatë këqyrjes së kufomës së Gentiana Jakut mjekët ligjorë nuk evidentuan shenja dhune.
Policia e Lezhës po punon ende për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
mit/NOA