SHBA, 4 Janar, NOA- Nga 1 janari 2011 në Shtetet e Bashkuara te Amerikes përbën vepër
penale nëse keni profil apo të dhëna personale të rreme në Facebook.Sepse tani e tutje, të hiqesh sikur je një person tjetër në Facebook do të të kushtojë të paktën një vit
burg.
Ligji, SB 1411, i propozuar nga senatori demokrat i
Kalifornisë Joe Simitian, dënon me një dënim maksimal prej dymbëdhjetë muajsh
burg ose me gjobë prej mijëra dollarësh dikë që ka profile me emra të rremë, apo ka vendosur informacione jo të vërteta në profilin e tij.
Yjet e botës së artit, muzikës etj tani mund të marrin frymë lirisht. Por jo vetëm
ata. Gjithnjë e më shumë, në fakt, profileve të rreme janë hapur edhe për ish-të
dashurit apo të dashurat, në kërkim të hakmarrjes apo nga të panjohur në kërkim të identiteteve
të reja.
Si gjithë botën, ky fenomen ka kapur dhe Shqipërinë. Profile të rremë të këngëtarëve,
atletëve, politikanëve, artistëve etj qarkullojnë
në Facebook.
a.e/NOA